Pa kategori

Berisha akuzon Specialen për ndjekje penale vetëm ndaj njërës palë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Dhomat e Specializuara në Hagë për ndjekje penale vetëm ndaj njërës palë të konfliktit në Kosovë. Në fjalimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit…

Berisha akuzon Specialen për ndjekje penale vetëm ndaj njërës palë
Dëgjo artikullin 1 min

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Dhomat e Specializuara në Hagë për ndjekje penale vetëm ndaj njërës palë të konfliktit në Kosovë. Në fjalimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ai shprehu shpresën që Apeli t’i shqyrtojë më objektivisht çështjet e ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Në kundërshtim me statutin e saj, gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës dhe jo agresorin”, deklaroi Berisha. Ky ishte vlerësimi i kreut të PD-së për proceset gjyqësore në Hagë.

Berisha tha se dënimet kanë shkaktuar protesta në Prishtinë. Sipas tij, zemërimi publik lidhet me krahasimet me raste të tjera dhe me mungesën e provave të qarta për krime konkrete.

Në të njëjtin fjalim, ai kërkoi asistencën e Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias për një mënyrë më të zbatueshme të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të shpeshta për shkak të kësaj procedure.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top