Bekë Berisha zgjidhet në krye të mbikëqyrjes parlamentare të AKI-së
Kuvendi i Kosovës votoi më 28 shtator Bekë Berishën për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Emri i tij ishte pjesë e propozimeve të Aleancës,…

Kuvendi i Kosovës votoi më 28 shtator Bekë Berishën për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Emri i tij ishte pjesë e propozimeve të Aleancës, të paraqitura në seancë nga shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri.
Aleanca paraqiti emra për 16 komisione parlamentare, ndërsa Berisha ishte propozimi i saj për drejtimin e një komisioni.
Në propozimet e paraqitura nga Tahiri, Albana Bytyqi u propozua për zëvendëskryetare të parë në Komisionin për Administratë Publike. Burim Ramadani u propozua për komisionet që mbulojnë ekonominë, sigurinë dhe mbikëqyrjen e financave publike, ndërsa Time Kadriaj për integrimin evropian dhe punët e jashtme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


