Pa kategori

Bangladeshi propozon profesionistë për vendet e punës në Kosovë

Bangladeshi i ka propozuar Kosovës bashkëpunim ndërqeveritar që profesionistët e tij të kualifikuar të mund të punojnë në sektorët ku Kosovës i mungojnë kuadrot, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme…

Bangladeshi propozon profesionistë për vendet e punës në Kosovë
Dëgjo artikullin 1 min

Bangladeshi i ka propozuar Kosovës bashkëpunim ndërqeveritar që profesionistët e tij të kualifikuar të mund të punojnë në sektorët ku Kosovës i mungojnë kuadrot, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit.

Propozimin e paraqiti ministrja e Shtetit për Punët e Jashtme, Shama Obaed Islam, gjatë takimit më 13 nëntor me ministren kosovare të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, në kuadër të konferencës klimatike COP31. Sipas njoftimit, Pacolli-Dalipi e mori në konsideratë propozimin.

Në takim u trajtuan edhe sfidat e përmbytjeve, menaxhimit të ujërave, cilësisë së ajrit dhe mbeturinave. Përfaqësuesit e Bangladeshit prezantuan nismat e qeverisë së tyre për kontrollin e përmbytjeve dhe menaxhimin e mbeturinave.

Palët shprehën interesim për bashkëpunim në riciklim, transferim teknologjie dhe sisteme të paralajmërimit të hershëm. Ato diskutuan gjithashtu forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike përmes vizitave të ndërsjella, dialogut të rregullt dhe shkëmbimit të delegacioneve tregtare. Pacolli-Dalipi shprehu dëshirën për të vizituar Bangladeshin dhe mori ftesë për një vizitë në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top