Pa kategori

Ballazhi: Tubim në Han të Elezit kundër aktgjykimit të Hagës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, njoftoi se qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas tij, tubimi u…

Ballazhi: Tubim në Han të Elezit kundër aktgjykimit të Hagës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, njoftoi se qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Sipas tij, tubimi u organizua nga Komuna dhe OVL-UÇK.

Ballazhi tha se pjesëmarrësit shprehën mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Liri për çlirimtarët!”, shkroi ai në mesazhin për tubimin, duke mbrojtur luftën e UÇK-së dhe duke bërë thirrje për unitet.

“Sot, ne e ripërsëritëm se qëndrojmë krah çlirimtarëve tanë, krah Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, deklaroi Ballazhi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top