Balla për arrestimin e Hysenit: “PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt”
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se “PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt”, teksa u pyet në Kryesinë e Kuvendit për arrestimin e Vlora Hysenit…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se “PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt”, teksa u pyet në Kryesinë e Kuvendit për arrestimin e Vlora Hysenit dhe hetimin nga SPAK. Ai nuk komentoi përmbajtjen e dosjes dhe tha se zyrtarët duhet t’i kundërshtojnë në gjykatë masat që u kufizojnë lirinë.
Balla e paraqiti moskomentimin e dosjeve si qëndrim të grupit parlamentar socialist. Sipas tij, kjo vlen edhe për çështjet ku ai vetë ka ngritur akuza.
Njëkohësisht, ai kërkoi që Shqipëria t’i japë fund praktikës së kufizimit të lirisë përpara vendimit të gjykatës. Duke folur për personat me mandat parlamentar, Balla tha se Kuvendi e ka ushtruar të drejtën që i ka dhënë sovrani.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


