Bajrami sfidon pretendimet për progres me 960 ditët nën masa
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Kosova ka kaluar 960 ditë nën masat ndëshkuese të BE-së gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, duke kundërshtuar pretendimet për përparim në integrimin evropian gjatë…

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Kosova ka kaluar 960 ditë nën masat ndëshkuese të BE-së gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, duke kundërshtuar pretendimet për përparim në integrimin evropian gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Duke iu përgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Liza Gashi, e cila foli për sukseset e Kosovës, Bajrami deklaroi: “Kur dëgjova fjalimin e Liza Gashit, me të vërtetë pata përshtypjen se po jetojmë në një botë paralele.”
Ajo iu referua një raporti të GAP-it, që sipas saj e përllogarit koston financiare të masave në 613 milionë euro. Bajrami e përdori këtë shifër për të vënë në pikëpyetje bilancin evropian të Qeverisë.
Deputetja kundërshtoi edhe vlerësimet për luftimin e korrupsionit, duke përmendur 2.913 kontrata njëburimore dhe rreth 1.400 ankesa për kontratat. Sipas saj, këto tregojnë mungesë rezultatesh në këtë fushë.
Në të njëjtën fjalë, Bajrami kritikoi gjendjen në drejtësi dhe vonesat e projekteve infrastrukturore në Pejë, Gjilan, Podujevë e Gjakovë, të cilat, sipas saj, kanë mbetur të papërfunduara për vite.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


