Arifi: Fotografia e Rugovës dhe Deklarata nuk duhen prekur
Avni Arifi nga Aleanca tha se askush nuk duhet ta prekë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se kush e mban postin e presidentit. Në…

Avni Arifi nga Aleanca tha se askush nuk duhet ta prekë fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se kush e mban postin e presidentit.
Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ai sqaroi se, në parim, nuk beson që presidentja ka pasur për qëllim zhvendosjen e tyre. Megjithatë, sipas tij, në raste të tilla duhet të ketë komunikim paraprak me personat përkatës, që të dihet se cili është plani.
Arifi e vuri theksin te kujdesi dhe koordinimi institucional në trajtimin e këtyre simboleve. Qëndrimi i tij nuk përbën konfirmim se është marrë ndonjë vendim për zhvendosjen e tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


