Ambasadori i ri i Belgjikës nis misionin në Kosovë, në tryezë investimet dhe integrimi
Ambasadori i ri belg Arnaud Dusaucy nisi misionin në Kosovë; në takimin me Albulena Haxhiun u diskutuan investimet, bashkëpunimi politik dhe integrimi euroatlantik.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Belgjikës, Arnaud Dusaucy, duke shënuar nisjen zyrtare të misionit të tij diplomatik në vend.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, rritjen e shkëmbimeve e investimeve, si dhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.
Haxhiu tha se Kosova dhe Belgjika kanë ndërtuar marrëdhënie të mbështetura në miqësi dhe partneritet, duke veçuar përkrahjen belge që nga periudha e luftës, njohja e pavarësisë dhe proceset e shtetndërtimit.
“Shpreha bindjen se gjatë mandatit të Ambasadorit Dusaucy do t’i avancojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe do të hapim fusha të reja bashkëpunimi në interes të qytetarëve tanë”, tha Haxhiu.
Foto: Planeti / Wikimedia Commons, CC0 1.0.
DPT — Drita për të vërtetën