Pa kategori

Ambasada britanike i kërkon Serbisë hapa pa vonesë për përgjegjësit e Banjskës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve serbe të ndërmarrin hapa për të siguruar llogaridhënien e përgjegjësve për sulmin në Banjskë. Në deklaratën për trevjetorin e…

Ambasada britanike i kërkon Serbisë hapa pa vonesë për përgjegjësit e Banjskës
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve serbe të ndërmarrin hapa për të siguruar llogaridhënien e përgjegjësve për sulmin në Banjskë. Në deklaratën për trevjetorin e sulmit, ambasada përmendi shprehimisht Milan Radoiçiqin mes personave që ende nuk janë përballur me drejtësinë.

“I bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi, pa vonesa të mëtejshme.”

Ambasada nderoi rreshterin Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit gjatë sulmit, dhe vlerësoi guximin e profesionalizmin e Policisë së Kosovës në rikthimin e sigurisë. Ajo shprehu mbështetje edhe për përpjekjet e prokurorëve të Kosovës për vendosjen e drejtësisë.

“Llogaridhënia mbetet thelbësore”, theksoi ambasada.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top