Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët për protestën në Tiranë
Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të shmangin zonat e protestës, duke njoftuar se tubimi në Rrugën e Durrësit është përshkallëzuar në dhunë për shkak të…

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të shmangin zonat e protestës, duke njoftuar se tubimi në Rrugën e Durrësit është përshkallëzuar në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve.
Sipas njoftimit të ambasadës, protesta pranë Sheshit Skënderbej mund të shtrihet edhe në blloqet dhe ndërtesat qeveritare përreth. Ambasada paralajmëron për mundësi të shtimit të pranisë policore, ndërprerjeve të trafikut, devijimeve dhe mbylljeve të rrugëve.
Qytetarëve amerikanë u kërkohet të tregojnë vigjilencë, t’i japin përparësi sigurisë personale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


