Pa kategori

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autor i emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova.Në reagimin e publikuar në Facebook, AGK-ja…

AGK-ja dënon etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit
Dëgjo artikullin 1 min

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar etiketimin dhe kërcënimet ndaj Fidan Jupollit, autor i emisionit satiriko-politik “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Në reagimin e publikuar në Facebook, AGK-ja shprehet e shqetësuar për një sërë fyerjesh, sulmesh dhe kërcënimesh ndaj gazetarit. Sipas asociacionit, ato lidhen me komentet dhe emisionet për protestën në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së dhe krizën rreth zgjedhjes së presidentit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

AGK-ja thotë se e përkrah Jupollin në ndërmarrjen e veprimeve ligjore për denoncimin e sulmeve, të cilat, sipas saj, cenojnë edhe integritetin fizik të tij dhe të familjes së tij.

Asociacioni u ka bërë thirrje akterëve politikë dhe përkrahësve të tyre që mospajtimet për çështje me interes publik të mos shndërrohen në kërcënime dhe dhunë.

Në përfundim të reagimit, AGK-ja rikujton se liria e shprehjes dhe e medias është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Scroll To Top