Politikë

“Abuzimi me paranë publike duhet të marrë fund më 7 qershor”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimeve të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke akuzuar pushtetin për keqmenaxhim dhe abuzim me paranë publike. Sipas Hotit, nga 24…

“Abuzimi me paranë publike duhet të marrë fund më 7 qershor”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimeve të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke akuzuar pushtetin për keqmenaxhim dhe abuzim me paranë publike.

Sipas Hotit, nga 24 auditime të realizuara për sezonin 2025/2026, plot 10 ndërmarrje publike kanë marrë opinion negativ nga auditori, çka sipas tij tregon mungesë të kontrollit financiar dhe shkelje serioze në menaxhimin e mjeteve publike.

Ai theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka konstatuar se aktivitetet dhe transaksionet financiare në këto ndërmarrje nuk janë në përputhje me ligjin dhe procedurat për shpenzimin e parasë publike.

Hoti tha gjithashtu se vetëm gjatë vitit 2025, auditori ka dërguar 80 lëndë në Prokurorinë e Shtetit për shkeljet e konstatuara.

“Në të gjitha këto ndërmarrje, partia në pushtet i ka emëruar zyrtarët e partisë në borde, zyrtarë financiarë, kryeshefë e sekretarë”, shkroi Hoti.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor 2026 ta ndalin këtë, siç u shpreh ai, “abuzim me paranë publike”, përmes votës së lirë.

Scroll To Top