Abrashi për Specialen: Edhe miqtë ndërkombëtarë kanë rol
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha se qëndrimet e miqve ndërkombëtarë kanë rol në çështjen e nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në intervistën për emisionin…

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, tha se qëndrimet e miqve ndërkombëtarë kanë rol në çështjen e nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në intervistën për emisionin FRONTAL në T7, ai e lidhi këtë vlerësim me përvojën e tij si aktivist që kishte protestuar kundër presionit ndërkombëtar.
“Vetë si aktivist kam qenë në situata ku kam protestuar kundër presionit ndërkombëtar, por ja që po vjen puna”, tha Abrashi.
Ai u shpreh se nuk e kishte paramenduar që si aktivist i Vetëvendosjes do të vinte në situatën të përmendte miqtë ndërkombëtarë.
Për nismën e PDK-së, Abrashi tha se deputetët nuk kishin pasur kohë ta shqyrtonin tekstin dhe e cilësoi çështjen shumë serioze.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


