Politikë

Abdixhiku: Për LDK-në, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga takimet me personalitetet që pati gjatë kësaj jave. Abdixhiku njoftoi se gjatë kësaj jave priti në LDK, Anu Prattipati, të ngarkuarën…

Abdixhiku: Për LDK-në, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror!
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga takimet me personalitetet që pati gjatë kësaj jave.

Abdixhiku njoftoi se gjatë kësaj jave priti në LDK, Anu Prattipati, të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Francës,  Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Maurizio Antonini, ambasadorin e Italisë

Ai potencoi se në këto takime diskutuan për zhvillimet politike në vend, rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, forcimin e partneriteteve strategjike dhe rëndësinë e stabilitetit institucional për të ardhmen e Republikës.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror. Kosova ka nevojë për miqësi të forta, partneritet të qëndrueshëm dhe një zë serioz e të besueshëm në raport me botën” shkruan Abdixhiku

 

Scroll To Top