A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë. Ajo ka pyetur pushtetin se a i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin, tutje…

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për bllokadë.
Ajo ka pyetur pushtetin se a i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin, tutje tha se nëse i kanë duhet të tregojnë qartë.
Deputetja e LDK-së tha se kanë dhënë një propozim konkret. /Gazeta Express
Pyetja që mbeti pa përgjigje

Postimi i plotë:
2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?
E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë.
Propozimi i opozitës
Ne e kemi dhënë një propozim konkret. Një emër. Një rrugëdalje. Një mundësi reale për ta shmangur krizën.
Kërkuat emër jo-partiak? Ua dhamë.
Po ose Jo! Lërini këto akrobacione.