Pa kategori

45 organizata: Marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Një grup prej 45 organizatash të shoqërisë civile në Kosovë u bëri thirrje partive parlamentare të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit deri më 6 tetor. Në deklaratën e përbashkët,…

45 organizata: Marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja
Dëgjo artikullin 1 min

Një grup prej 45 organizatash të shoqërisë civile në Kosovë u bëri thirrje partive parlamentare të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit deri më 6 tetor. Në deklaratën e përbashkët, ato paralajmërojnë se një tjetër dështim do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të reja.

Organizatat theksojnë se zgjedhjet nuk ofrojnë garanci për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe se një bllokadë tjetër do të zgjaste pasigurinë politike. Afati i 6 tetorit, sipas deklaratës, është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Nga shumica parlamentare kërkojnë hapje ndaj kandidaturave me mbështetje më të gjerë ndërpartiake, ndërsa nga opozita presin propozime konkrete. Të gjitha palëve u kërkojnë të rishikojnë qëndrimet fillestare dhe të sigurojnë mbështetjen e pjesëmarrjen parlamentare të nevojshme për përfundimin e procesit.

Sipas nënshkruesve, marrëveshja nuk kërkon shuarjen e dallimeve politike, por bashkëpunim institucional për funksionimin e shtetit. Organizatat shprehin gatishmëri për të lehtësuar diskutimet mes palëve.

Mes nënshkruesve janë Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Instituti GAP dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top