Kronikë

21 të akuzuar për krime lufte, si do të zhvillohet gjykimi?

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për të martën, më 15 shtator, në orën 09:30, seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullatës civile. Sipas…

21 të akuzuar për krime lufte, si do të zhvillohet gjykimi?
Dëgjo artikullin 1 min

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për të martën, më 15 shtator, në orën 09:30, seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullatës civile. Sipas njoftimit të gjykatës, gjykimi do të zhvillohet në mungesë të tyre.

Gjykata e lidh këtë mënyrë të zhvillimit të procesit me faktin se të akuzuarit kanë qenë të paarritshëm për organet e drejtësisë deri në ngritjen e aktakuzës. Përmes njoftimit, ajo u ka bërë thirrje të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Thirrja u drejtohet edhe qytetarëve që kanë të dhëna për vendndodhjen e të akuzuarve. Gjykata kërkon që këto informacione t’i përcillen Policisë së Kosovës ose organeve të tjera kompetente.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Speciale më 15 gusht 2025. Çështja në Departamentin Special mban numrin PS.nr.48/25 dhe lidhet me aktakuzën PPS.nr.59/2022.

Seanca e paralajmëruar është shqyrtim fillestar i aktakuzës. Akuzat ndaj të pandehurve nuk përbëjnë fajësi të provuar.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top