Politikë

Vjosa Osmani pret në Kosovë kongresistin amerikan Keith Self

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kongresistit republikan amerikan, Keith Self, të cilin e ka quajtur mik të madh të popullit të Kosovës.…

Vjosa Osmani pret në Kosovë kongresistin amerikan Keith Self
Dëgjo artikullin 1 min

Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kongresistit republikan amerikan, Keith Self, të cilin e ka quajtur mik të madh të popullit të Kosovës.

Osmani tha se gjatë takimit e ka falënderuar kongresistin amerikan për qëndrimin e tij pro sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për mbështetjen ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Sipas ish- presidentes, në takim është diskutuar edhe për fuqizimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me administratën Trump në të ardhmen.

Scroll To Top