Tërnava kundërshton aktgjykimin, por qytetarëve u kërkon qetësi
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë qytetare në reagimin e tij të sotëm për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Krahas…

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë qytetare në reagimin e tij të sotëm për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Krahas kësaj thirrjeje, ai e ka cilësuar vendimin juridikisht të kontestueshëm dhe të ndikuar politikisht. Këto janë vlerësime të Tërnavës për aktgjykimin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Sipas tij, vendimi rrezikon të relativizojë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë. Ai shprehet se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të luftës ose ta zbehë sakrificën për çlirimin e vendit.
Tërnava ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për çlirimtarët dhe u ka kërkuar qytetarëve që, duke ruajtur pjekurinë, të kontribuojnë në forcimin dhe funksionimin e shtetit.
DPT — Drita për të vërtetën


