Politikë

Smith paraqet gjetjet për 385 të ndaluar në 14 komuna

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha në seancën e sotme në Hagë se Prokuroria kishte provuar arrestimin dhe ndalimin arbitrar të 385 personave nga disa anëtarë të UÇK-së.Sipas Smith,…

Smith paraqet gjetjet për 385 të ndaluar në 14 komuna
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha në seancën e sotme në Hagë se Prokuroria kishte provuar arrestimin dhe ndalimin arbitrar të 385 personave nga disa anëtarë të UÇK-së.

Sipas Smith, ndalimet ishin kryer në 14 komuna. Ai i paraqiti këto gjatë leximit të gjetjeve të trupit gjykues.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Smith tha se trupi gjykues kishte konstatuar keqtrajtime të rënda fizike ndaj shumë të ndaluarve. Sipas gjetjeve që ai paraqiti, disa kishin humbur jetën si pasojë e rrahjeve.

Ai përmendi edhe vuajtje psikologjike dhe pasoja afatgjata. Sipas Smith, dëshmitarë kishin treguar për dhimbje të vazhdueshme, vështirësi në ecje, depresion dhe probleme me gjumin.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top