“Shuarja e Guxo nuk vihet në pikëpyetje”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar largimet e ish-deputetëve të kësaj partie për t’iu bashkangjitur Vjosa Osmanit dhe listës së LDK-së në…

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, njëherit bashkëkryetar i partisë Guxo ka komentuar largimet e ish-deputetëve të kësaj partie për t’iu bashkangjitur Vjosa Osmanit dhe listës së LDK-së në garën zgjedhore të 7 qershorit.
Peci në emisionin “DPT Te Fidani” tha se shuarja e partisë Guxo nuk vihet në pikëpyetje, transmeton KlanKosova.tv
“Janë disa largime, nuk e konsideroj as që ka ndarje sepse për të pasë ndarje duhet me pasë numër të konsiderueshëm të strukturës që largohet. Prej asaj që është Guxo dhe është në strukturat drejtuese, shumica dërrmuese mbesin aty. Për shuarje nuk vihet në pikëpyetje”, tha Peci.