Shifrat e fundit nga KQZ: 36.13% është pjesëmarrja në zgjedhje me rreth 98% të votave të procesuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me përpunimin e 97.92% të të dhënave (2,446 nga 2,498 vendvotime gjithsej), pjesëmarrja…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me përpunimin e 97.92% të të dhënave (2,446 nga 2,498 vendvotime gjithsej), pjesëmarrja zyrtare e votuesve ka arritur në 36.13%.
ipas këtyre statistikave zyrtare, deri në këtë fashë orari të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar saktësisht 708,045 qytetarë nga 1,959,962 sa janë gjithsej në listën e votuesve. Procesi i grumbullimit të dhënave nga terreni po shkon drejt finalizimit të plotë.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025, ku pjesëmarrja kishte qenë 44.99%, ky trend tregon një rënie të interesimit të qytetarëve për të votuar në mbarë Kosovën.Nga KQZ-ja rikujtojnë se këto shifra pasqyrojnë vetëm gjendjen në vendvotimet e rregullta, ndërsa votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e ardhura nga diaspora do të shtohen pas numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).