Sali tregon pengesën për Kodin Zgjedhor
Dy parti politike u tërhoqën në momentin e fundit nga mbështetja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas Bekim Salit, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane në Maqedoninë e…

Dy parti politike u tërhoqën në momentin e fundit nga mbështetja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas Bekim Salit, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane në Maqedoninë e Veriut. Ai tha të martën se ligji vazhdon të jetë në negociata.
Sali deklaroi se pas ndryshimit në Ministrinë e Drejtësisë po bëhen përpjekje për miratimin e tij. Në deklaratën e tij nuk i emërtoi dy partitë që, sipas tij, tërhoqën mbështetjen.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
I pyetur për Kodin Penal, ai tha se ministri i ri i Drejtësisë po punon edhe për këtë ligj. Sali theksoi nevojën për konsensus dhe mbështetje më të gjerë, duke shprehur shpresën se puna do të përfundojë me sukses.
Deklaratat u bënë para takimit ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve për integrimin evropian. Sali nuk njoftoi se Kodi Zgjedhor ishte miratuar dhe nuk dha një afat për përfundimin e negociatave.
DPT — Drita për të vërtetën


