Rezolutë për Kosovën në NATO
Rezolutë për Kosovën në NATO, Ramush Haradinaj: Hap i rëndësishëm – publikon fotografitë me kongresmenë Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe…

Rezolutë për Kosovën në NATO, Ramush Haradinaj: Hap i rëndësishëm – publikon fotografitë me kongresmenë
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenët amerikanë, Keith Self, së bashku me Ritchie Torres dhe Mike Lawler, “për paraqitjen e një rezolute në Dhomën e Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO”.
Postimi i plotë:
“Një mirënjohje e veçantë për “Albanians for America”, Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, si dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që po angazhohen dhe po e mbështesin fuqishëm kauzën e Kosovës në institucionet amerikane, në veçanti në Kongresin Amerikan.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe garantimit të sigurisë së saj.
Prezenca jonë politike si shtet në institucionet amerikane është jetike për ne, sidomos në këtë kohë”.