Politikë

Presim mbi 150 mijë qytetarë – nesër s’ka ku lëshohet gjilpëra në Prishtinë

# Tasholli në “DPT te Fidani”: Presim mbi 150 mijë qytetarë – nesër s’ka ku lëshohet gjilpëra në Prishtinë Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka thënë se…

Presim mbi 150 mijë qytetarë – nesër s’ka ku lëshohet gjilpëra në Prishtinë
Dëgjo artikullin 2 min

# Tasholli në “DPT te Fidani”: Presim mbi 150 mijë qytetarë – nesër s’ka ku lëshohet gjilpëra në Prishtinë

Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka thënë se në protestën e 1 tetorit në Prishtinë pritet pjesëmarrje masive e qytetarëve.

Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”, Tasholli deklaroi se pritshmëritë e organizatorëve janë që numri i pjesëmarrësve ta kalojë shifrën prej 150 mijë personash.

“Unë besoj që do të jenë mbi 150 mijë, sepse gatishmëria është shumë e lartë dhe emocioni është shumë më i madh se herëve të tjera”, deklaroi Tasholli.

Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e rolit të tyre dhe fuqinë e mesazhit që mund ta dërgojnë përmes protestës.

Ai e lidhi protestën e nesërme me historinë e demonstratave dhe lëvizjeve qytetare të zhvilluara ndër vite në sheshet e Prishtinës, duke shprehur bindjen se edhe 1 tetori do të shënojë një moment të rëndësishëm.

“Nuk kam asnjë dyshim se nesër nuk ka me pasë vend as gjilpërën me lëshu në Prishtinë”, tha Tasholli në “DPT te Fidani”.

Protesta organizohet nga platforma “Liria Ka Emër” kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nga diaspora që t’i bashkohen protestës së 1 tetorit.

Scroll To Top