Politikë

PDK, LDK dhe AAK e bojkotojnë seancën e thirrur për presidentin!

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00, për çështjen e presidentit. Me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka thirrur seancën, të cilët i…

PDK, LDK dhe AAK e bojkotojnë seancën e thirrur për presidentin!
Dëgjo artikullin 4 min

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00, për çështjen e presidentit. Me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka thirrur seancën, të cilët i është referuar si “diskutim” lidhur me këtë temë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë deklaratës para mediave.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka afat vetëm deri nesër që të zgjidhet presidentit i ri, sepse në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja. LDK e ka propozuar në fundjavë emrin e Vjosa Osmanit, por Vetëvendosje ka kërkuar ‘propozime konkrete’.

Klan Kosova do të ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet!

AAK bojkoton seancën

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se as ata nuk do të jenë pjesë e seancës për zgjedhjen e Presidentit. Ai u shpreh se diskutimet për këtë çështje kanë qenë vetëm një spektakël politik, përcjell Klankosova.tv.

Tahiri shtoi më tej se nuk ka ende emra konsensualë mbi tryezë:

Ne ende nuk kemi asnjë emër, përveç emrave të cilët i ka propozuar VV-ja dhe që janë zyrtar të VV-së dhe nuk janë konsensual. — Besnik Tahiri

Tahiri gjithashtu tha se ky duket si një diskutim për të folur vet me vete dhe tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

AAK-ja s’ka qenë e ftuar në këto diskutime, nuk kemi marrë pjesë, rrjedhimisht ne nuk marrim pjesë në një diskutim që prapë është një performancë publike, kësaj radhe siç po shihet do të jetë një performancë publike, një diskutim me fol vet me vete. — Besnik Tahiri

Kjo seancë është edhe një vazhdim i një spektakli publik, politik që po e çon vendin në zgjedhje. Ne nuk marrim pjesë në këtë, nuk kemi marrë pjesë as atëherë dhe e shohim këtë veprim vetëm një seancë për të folur vet me veti, me kolegë të partisë së vet. — Besnik Tahiri

PDK dhe LDK refuzojnë gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka përsëritur se tema për çështjen e presidentit të vendit është e përmbyllur dhe se për partinë e tij ftesa për seancë të jashtëzakonshme është joserioze. Sipas tij, një veprim i tillë ka qëllim manipulimin dhe se nuk prodhon rezultat. Ai ka thënë se i vetmi fajtor pse vendi mund të shkojë në zgjedhje është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Para pak çastesh e pranuam edhe një ftesë për seancë të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme, zgjidhjen e presidentit të vendit. Është një veprim joserioz. Ka për qëllim manipulimin, një veprim që nuk prodhon rezultat. Një veprim që vendi po shkon në zgjedhje dhe përgjegjës është Kurti. — Bedri Hamza

Ai ka përsëritur gatishmërinë e tij për të ofruar zgjidhje, duke përmendur takimet me Kurtin, por sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për këtë çështje. Ndërkohë, sa i përket emrit të Vjosa Osmanit, Hamza ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja kanë numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur atë, nëse ajo propozohet për presidente. /Klankosova.tv

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për presidentin e cila nis në orën 17:00, njofton Klankosova.tv. Sipas tij, kjo seancë është “show propagandues i VV-së”.

Nuk marrim pjesë në seancë. — Lumir Abdixhiku, para mediave

Scroll To Top