Pas Hagës, Franca rikonfirmon dy mbështetje për Kosovën
Franca ka rikonfirmuar mbështetjen për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, krahas mbështetjes për Dhomat e Specializuara. Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme i bëri këto qëndrime të ditura…

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, krahas mbështetjes për Dhomat e Specializuara. Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme i bëri këto qëndrime të ditura në reagimin pas aktgjykimit në çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Ministria tha se kishte marrë dijeni për vendimin dhe rikujtoi të drejtën e palëve për ta ankimuar. Në këtë mënyrë, reagimi francez e trajton aktgjykimin si vendim të shkallës së parë, të hapur për shqyrtim në apel.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Në deklaratën e saj, ministria e lidhi mbështetjen për Dhomat e Specializuara me angazhimin e Francës kundër pandëshkueshmërisë. Në të njëjtin reagim, ajo theksoi se mbështetja për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj mbetet e palëkundur.
DPT — Drita për të vërtetën


