Politikë

Nga Kosova e shpëtuar nga NATO-ja te Gaza – Konjufca: Tash kontribuojmë për paqen globale

Nga Kosova e shpëtuar nga NATO-ja te Gaza – Konjufca: Tash kontribuojmë për paqen globale Kosova është shprehur e gatshme të japë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për paqe…

Nga Kosova e shpëtuar nga NATO-ja te Gaza – Konjufca: Tash kontribuojmë për paqen globale
Dëgjo artikullin 2 min

Nga Kosova e shpëtuar nga NATO-ja te Gaza – Konjufca: Tash kontribuojmë për paqen globale

Kosova është shprehur e gatshme të japë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri në Gazë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se Kosova mori pjesë në takimin informues të nivelit të lartë të Bordit të Paqes.

Sipas tij, Kosova u rreshtua përkrah vendeve që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën.

“Më shumë se një mijë kilometra e ndajnë Kosovën nga Gaza, por përgjegjësia për paqen dhe sigurinë nuk ndalet në kufij”, shkroi Konjufca në platformën X.

Ai e lidhi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me përvojën e saj të 27 vjetëve më parë, kur ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës dhe krizës humanitare në vend.

Konjufca e cilësoi Kosovën si histori suksesi të mbështetjes ndërkombëtare, duke theksuar se vendi që dikur kishte nevojë për ndihmë, sot është i gatshëm të ndihmojë në ruajtjen e paqes përtej kufijve të vet.

“Dikur një vend që kishte nevojë për mbështetje ndërkombëtare, sot ne kontribuojmë për paqen dhe sigurinë globale”, deklaroi ai.

Në fund, Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme ta japë kontributin e saj në përpjekjet për stabilitet dhe siguri ndërkombëtare.

Scroll To Top