Politikë

Në ora 17:00 seancë e jashtëzakonshme lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në orën 17:00. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët që të mblidhen…

Në ora 17:00 seancë e jashtëzakonshme lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Dëgjo artikullin 1 min

Me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në orën 17:00.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët që të mblidhen në sallën kryesore të Kuvendit në 17:00 për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kuvendi i Kosovës — salla e seancave plenare

Kërkesa e LVV-së

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme erdhi nga kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, në emër të disa deputetëve nënshkrues nga ky subjekt.

Obligimi kushtetues

Kjo është thelbi i arsyetimit të paraqitur nga deputetët nënshkrues të LVV-së, të cilët i referohen detyrimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin e Republikës.

Scroll To Top