“Mos luani me gjakun” — çfarë i kërkon Musliu BE-së?
Ganimete Musliu i është drejtuar Bashkimit Evropian dhe palëve të tjera me thirrjen “Mos luani me gjakun që u derdh për Liri!”, pas qëndrimit të BE-së për respektimin e vendimit…

Ganimete Musliu i është drejtuar Bashkimit Evropian dhe palëve të tjera me thirrjen “Mos luani me gjakun që u derdh për Liri!”, pas qëndrimit të BE-së për respektimin e vendimit që pritet nga Dhomat e Specializuara.
Deputetja e PDK-së e lidhi reagimin me sakrificën për lirinë e Kosovës. Në postimin e saj, ajo kundërshtoi çdo relativizim të kësaj sakrifice dhe kërkoi që të mos trajtohet si e mirëqenë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Musliu shkroi se liria ishte paguar me jetë njerëzish dhe shprehu mirënjohje për ata që e mbrojtën atë.
Reagimi erdhi pas thirrjes së BE-së për respektimin e vendimit të pritshëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në atë qëndrim, BE-ja theksoi edhe se vendimi i shkallës së parë mund të apelohet nga të dyja palët.
DPT — Drita për të vërtetën


