Mickoski: Bllokada e BDI-së nuk sjell zgjedhje të parakohshme apo krizë politike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se bllokada parlamentare e paralajmëruar nga BDI-ja nuk paraqet rrezik për krizë politike dhe nuk mund të çojë vetvetiu në zgjedhje…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se bllokada parlamentare e paralajmëruar nga BDI-ja nuk paraqet rrezik për krizë politike dhe nuk mund të çojë vetvetiu në zgjedhje të parakohshme.
Mickoski tha se pushteti ka shumicë stabile, pavarësisht paralajmërimit të BDI-së për bllokimin e ligjeve që kërkojnë shumicën e Badenterit në Kuvend.
“Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, deklaroi kryeministri.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka thënë se të gjitha ligjet do të vendosen në votim, përfshirë ato që kërkojnë shumicën e Badenterit. Sipas tij, zgjedhje të parakohshme mund të ketë vetëm nëse 61 deputetë votojnë për shpërndarjen e Kuvendit.
Burimi fillestar: Telegrafi. Verifikimi: KOHA dhe Kurir.mk.