Politikë

Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova

Bashkëkryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PSHDK-në për zgjedhjet e ardhshme. Përmes një postimi në Facebook, Peci deklaroi se…

Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova
Dëgjo artikullin 1 min

Bashkëkryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar pas nënshkrimit të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe PSHDK-në për zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Peci deklaroi se bashkëpunimi me Albin Kurtin buron nga qëllimi i përbashkët për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Me Albin Kurtin na bashkoi Kosova. Nevoja që të ndalim projektet e ndarjes dhe copëtimit, për ta transformuar Kosovën në shtet me sovranitet. Ajo për çka u bashkuam, nga kjo perspektivë, veçse u forcua”, shkroi ai.

Sipas Pecit, në këtë konstelacion politik ata janë të palëkundur për partneritetin që e shohin për Kosovën.

“Andaj, sot riafirmuam angazhimin dhe përkushtimin për Kosovën, duke nënshkruar koalicionin me VV, Alternativën dhe PSHDK-në. Të palëkundur në parime, të palëkundur për Republikën e Kosovës”, përfundon deklarata e tij.

Scroll To Top