Politikë

MASAKRA E MEJËS – si Deputete, kërkojë që “Përmes nismës Ligjore për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal, të:

Adelina Thaçi : MASAKRA E MEJËS - si Deputete, kërkojë që “Përmes nismës Ligjore për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal, të: Sanksionohet Mohimi, Minimimizimi, Arsyetimi ose lavdërimi publik i…

MASAKRA E MEJËS – si Deputete, kërkojë që “Përmes nismës Ligjore për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal, të:
Dëgjo artikullin 3 min

Adelina Thaçi

: MASAKRA E MEJËS – si Deputete, kërkojë që “Përmes nismës Ligjore për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit Penal, të: Sanksionohet Mohimi, Minimimizimi, Arsyetimi ose lavdërimi publik i Pastrimit Etnik; Krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës – kur kjo bëhet me qëllime politike, të nxitjes së urrejtjes, dhunës, përbuzjes;

a) Kështu është e rregulluar edhe në BE, përmes Vendimit 2008/913/JHA: që kërkon “Kriminalizimin e Mohimit, Arsyetimit ose Banalizimit publik të Gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, dhe krimeve të luftës – kur sjellja e tillë nxit dhunë ose urrejtje!?
b) Edhe Ekspertët e OKB-së për rastin e ish-Jugosllavisë e përshkruan “Pastrimin Etnik” si krijim të një Zone “Etnikisht homogjene” përmes forcës dhe spastrimit etnik…
c) Veprat e tilla, do të konsideroheshin të kryera kur Mohimi, arsyetimi ose lavdërimi tyre bëhet përkundër faktit të akteve të konfirmuara nga: Gjykatat vendore, gjykatat ndërkombëtare, tribunalet penale, Organizatat ndërkombëtare për dokumentimin e krimeve kundër njerëzimit etj!
d) Nuk do të përbënte vepër penale – sipas këtij propozimi: Hulumtimi shkencor, debati Institucional Akademik, analiza juridike – përderisa nuk ka qëllim ose efekt të nxitjes së urrejtjes, arsyetimit të krimeve, poshtërimit të viktimave apo rehabilitimin e kryerësve të tyre.
Por miq dhe qytetarë të vendit,
… cili Kuvend ta bëjë!?
Doja ta nisja, e të bashkoja ekspertët më të mirë vendor dhe disa ndërkombëtar – por s’patëm kohë as tre muaj që t‘shtrojmë çështje të tilla e marrim nisma tepër urgjente në këtë drejtim – veçanërisht kur dihet fakti se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit do t ‘zbatohen – dhe fëmijët e minoritetit serb, do të mësojnë në Libra që “jo vetëm mohojnë krimet e Millosheviçit dhe spastrimin etnik – por edhe do t’i glorifikojnë ato, Millosheviqin dhe atë luftë…
– S’kemi kohë për asgjë, sepse Kryeministri donë të Qeverisë Pa Parlament, por si Kryeministër në Detyrë – Dhe n’gjendje të Jashtëzakonshme!
***
– Masakra e Mejës ishte një nga krimet më të rënda gjatë Luftës në Kosovë.
Në prill të vitit 1999, në fshatin Meja, forcat serbe ndanë burrat dhe djemtë shqiptarë nga familjet e tyre dhe i ekzekutuan në mënyrë masive.
Mbi 300 civilë të pafajshëm u vranë, shumë prej tyre të zhdukur edhe sot!
Kjo masakër mbetet simbol i dhimbjes, padrejtësisë dhe kujtesës kolektive për krimet e kryera ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Lavdi e përjetshme për martirët e Masakrës së Mejës, kujtimi i tyre qoftë dritë dhe amanet për
Scroll To Top