Politikë
Këto janë oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit – “Liria Ka Emër” publikon detajet
Protesta mbahet më 1 tetor, në orën 16:00, në Sheshin “Skënderbeu”. Organizatorët kanë publikuar oraret dhe vendtakimet e autobusëve.

“Liria Ka Emër” ka bërë të ditura oraret dhe vendtakimet për transportin e organizuar drejt protestës së 1 tetorit në Prishtinë. Tubimi është paralajmëruar për orën 16:00, në Sheshin “Skënderbeu”.
Autobusët do të nisen nga komuna dhe vendbanime të ndryshme. Sipas njoftimit të platformës, oraret për qendrat kryesore janë:
- Shtime – 14:00, rruga Adem Jashari, përballë kafiterisë Ozo.
- Suharekë – 13:00, stacioni i autobusëve.
- Viti – 14:00, stacioni i autobusëve.
- Ferizaj – 14:00, palestra “Bill Clinton”.
- Podujevë – 14:30, stadiumi “KF Llapi”.
- Kamenicë – 13:00, Viva Fresh.
- Vushtrri – 14:00, Ura e Gurit, te City Grill.
- Prizren – 13:00, parkingu te Qendra Sportive, stacioni i autobusëve dhe parkingu i ETC-së.
- Malishevë – 14:00, te Varrezat e Dëshmorëve.
- Gjonaj – 13:00, My Market.
- Gjilan – 13:30, Teatri i Qytetit.
- Han i Elezit – 13:00, para komunës.
- Gjakovë – 13:00, Pallati “Asim Vokshi”.
- Istog – 12:30, salla e sporteve.
- Kaçanik – 14:30, stacioni i autobusëve.
- Drenas – 13:30, stacioni i autobusëve.
- Skenderaj – 13:00, palestra “Ilaz Kodra”; bashkësitë lokale – 12:00.
- Klinë – 13:00, stacioni i autobusëve.
- Dragash – 12:30; Zaplluxhë – 12:00.
- Rahovec – 13:00, stacioni i autobusëve.
- Lipjan – 15:00, tek tregu.
Njoftimi përfshin edhe nisje nga fshatra dhe vendbanime të tjera. Orarin e plotë të publikuar nga organizatorët e gjeni më poshtë:
