Politikë

Kuvendi mbetet peng — kush po e bllokon?

Jehona Lushaku-Sadriu akuzon LVV-në se po e pengon vazhdimin e konstituimit të Kuvendit.

Kuvendi mbetet peng — kush po e bllokon?
Montazh ilustrues — DPT
Dëgjo artikullin 1 min

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po pengon vazhdimin e konstituimit të Kuvendit, për shkak të mungesës së përkrahjes për propozimet e partive të tjera për nënkryetarë.

Lushaku-Sadriu e cilësoi situatën si të paprecedentë. Sipas saj, grupi më i madh parlamentar po e ndal vazhdimin e procesit pasi nuk po i mbështet kandidatët e propozuar nga subjektet e tjera.

Procedura e konstituimit ngeci te votimi i nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa seanca u shty sërish pa përfunduar zgjedhjen e kryesisë së plotë.

Burimi: Reporteri.net

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top