Politikë

Kurti para delegacionit nga 16 shtete: cilat projekte prezantoi?

Hekurudhat, Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Brezovicë ishin ndër projektet që Albin Kurti prezantoi të shtunën para një delegacioni të Young Global Leaders të Forumit Ekonomik Botëror. Kryeministri në detyrë…

Kurti para delegacionit nga 16 shtete: cilat projekte prezantoi?
Dëgjo artikullin 1 min

Hekurudhat, Lojërat Mesdhetare dhe investimet në Brezovicë ishin ndër projektet që Albin Kurti prezantoi të shtunën para një delegacioni të Young Global Leaders të Forumit Ekonomik Botëror. Kryeministri në detyrë i paraqiti ato si plane për katër vitet e ardhshme.

Delegacioni përfshinte përfaqësues nga 16 shtete, me përvojë në fusha si të drejtat e njeriut dhe teknologjia. Në takim, Kurti foli edhe për tranzicionin e gjelbër, minierat dhe mineralet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Ai veçoi teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, përpunimin e drurit dhe të metaleve si sektorë me potencial. Kurti paraqiti gjithashtu vlerësimet e tij për rritjen ekonomike të Kosovës dhe uljen e papunësisë.

Duke trajtuar orientimin drejt Bashkimit Evropian, ai e cilësoi procesin e integrimit po aq të rëndësishëm sa anëtarësimin. Diskutimi përfshiu edhe sundimin e ligjit, sigurinë, anëtarësimin në NATO dhe përafrimin e politikës së jashtme të Kosovës me BE-në.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top