Politikë
Kurti hyn në Qeveri pa u përgjigjur për projektligjin për Specialen
Kryeministri nuk iu përgjigj pyetjes për mungesën e projektligjit për Dhomat e Specializuara në agjendën qeveritare.

Albin Kurti hyri në ndërtesën e Qeverisë pa dhënë përgjigje për mungesën e projektligjit që synon ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në agjendën e mbledhjes qeveritare.
Kryeministri u pyet për këtë çështje, por nuk e komentoi vendimin për të mos e përfshirë në rendin e ditës.
Ndërkohë, deputetët e PDK-së u mblodhën për të diskutuar hapat lidhur me nismën. Përparim Gruda e kundërshtoi lënien jashtë agjendës dhe kërkoi shpjegim, ndërsa Rrahman Rama tha se trajtimi i projektligjit mbetet përparësi për partinë.