Kosova mes tregjeve me potencial më të madh për outsourcing IT në Evropë
Sektori ICT numëron mbi 1.200 kompani dhe 11.500 vende pune; eksperti përmend kohën dhe talentin si avantazhe.

Prishtinë, 20 prill 2026 — Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT) në Kosovë vazhdon të rritet me ritme të shpejta, duke u pozicionuar si një ndër destinacionet më premtuese të outsourcing-ut në Evropë. Sipas të dhënave të mbledhura nga TechBehemoths dhe Sigma Technology, vendi numëron tashmë mbi 1.200 kompani ICT dhe rreth 11.500 vende pune.
Raporti i StartupBlink për prill 2026 e rendit Kosovën në vendin e 97-të në botë dhe të 24-tin në Evropën Lindore për ekosistemin e startup-eve, ndërsa platforma e analizave të industrisë Outsourcing Journal e cilëson vendin si “zemër” të një ekosistemi inovacioni në ndërtim e sipër në Ballkan.
Avantazhet e Kosovës
Sipas Diatom Labs dhe Sigma Technology, faktorët kryesorë të tërheqjes mbeten popullsia e re dhe e arsimuar, kostot konkurruese dhe diferencat e vogla orare me Evropën Perëndimore. Anglishtja gjuhë pune e standardit të lartë në kompanitë e mëdha.
“Kosova ka potencial të bëhet një nga tregjet kryesore të outsourcing-ut IT në Evropë, falë talentit të ri dhe një kulture pune që përshtatet shpejt me klientelën evropiane”, citohet të ketë thënë drejtori i Sigma Technology në një intervistë të publikuar nga vetë kompania.
Asociacioni STIKK, sipas faqes së vet zyrtare, vazhdon të organizojë programe që forcojnë barazinë gjinore në sektor, ndërsa Innovation Centre Kosovo (ICK), i themeluar bashkë me Athene Prosjektledelse AS dhe i mbështetur fillimisht nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, mbetet inkubatori më i madh për startup-et lokale.
Tech Park Prishtina dhe Innovation and Training Park (ITP) Prizren ofrojnë hapësira pune, qendra për transformim digjital dhe shërbime për inkubim, duke synuar t’i japin sektorit infrastrukturën fizike që i mungonte para disa vitesh. Sfida kryesore mbetet mbajtja e talentit brenda vendit, përballë ofertave të tregjeve gjermane dhe nordike.
Burimi: TechBehemoths, Sigma Technology, StartupBlink, Outsourcing Journal, STIKK, ICK.