Politikë

Konjufca e Hoti pritet të shkojnë në Hagë për aktgjykimin

Glauk Konjufca dhe Andin Hoti pritet të udhëtojnë në Hagë për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup…

Konjufca e Hoti pritet të shkojnë në Hagë për aktgjykimin
Dëgjo artikullin 1 min

Glauk Konjufca dhe Andin Hoti pritet të udhëtojnë në Hagë për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, sipas raportimit të RTK-së.

Praninë e tyre, sipas RTK-së, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Konjufca dhe Hoti pritet ta përcjellin seancën nga galeria e Dhomave të Specializuara.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Shpallja e vendimit pritet të mërkurën, sipas të njëjtit raportim. Ai njofton gjithashtu se në Hagë kanë mbërritur familjarë të të akuzuarve dhe qytetarë nga Kosova e diaspora, për të ndjekur ditën e aktgjykimit dhe për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top