Politikë

“Kjo është TURP”

# Nait Hasani në “DPT te Fidani”: Kjo është turp për Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën Ish-deputeti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Nait Hasani, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për vonesën…

“Kjo është TURP”
Dëgjo artikullin 3 min

# Nait Hasani në “DPT te Fidani”: Kjo është turp për Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën

Ish-deputeti dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Nait Hasani, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për vonesën në reagimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

I ftuar në emisionin **“DPT te Fidani”**, Hasani tha se Kuvendit iu deshën 13 ditë për ta miratuar një deklaratë, ndërkohë që qytetarët dhe familjarët e dëshmorëve protestonin në Kosovë dhe në vende të ndryshme të botës.

“Kuvendi i Kosovës, pas 13 ditësh, merr një vendim me një deklaratë dhe dalin aty e krenohen se e bënë. Trembëdhjetë ditë! Fëmijët e dëshmorëve, nga të gjitha anët e Kosovës, nga trojet shqiptare dhe nëpër botë protestojnë, ndërsa Kuvendi nuk mundi të dilte e të ndërmerrte një veprim”, deklaroi Hasani.

Ai e cilësoi këtë vonesë si turp për institucionet më të larta të vendit.

“**Kjo është turp për institucionin, për Qeverinë, për Kuvendin dhe për Presidencën**”, tha Hasani në **“DPT te Fidani”**.

Sipas tij, deklarata e Kuvendit ishte vetëm një përpjekje për ta menaxhuar dhe qetësuar opinionin publik, ndërsa ende mungojnë veprimet konkrete.

“Trembëdhjetë ditë për një deklaratë. Ajo është deklaratë për ta menaxhuar dhe kënaqur opinionin. Kanë kaluar orë nga miratimi i saj dhe ende nuk ka asnjë iniciativë që ligji për ndryshim t’i shkojë Kuvendit”, u shpreh ai.

Hasani tha se deputetët, përmes votës së tyre, deklaruan se janë kundër vendimit të Gjykatës Speciale, por tani, sipas tij, duhet ta dëshmojnë këtë qëndrim edhe me veprime.

“Sot deputetët e çuan dorën dhe i thanë popullit: ‘Ne jemi kundër vendimit të kësaj gjykate’. Tani pyetja legjitime është: a do ta votojnë ndryshimin e ligjit?”, pyeti Hasani.

Ai shtoi se aktgjykimi, sipas vlerësimit të tij, nuk godet vetëm individët që ndodhen në Hagë, por prek Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vetë themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti.

“Ata e kanë kuptuar se ky vendim e atakon ekzistencën e këtij shteti. Tani kanë mundësinë ta dëshmojnë qëndrimin e tyre me votë”, përfundoi Nait Hasani në emisionin **“DPT te Fidani”**.

Scroll To Top