Politikë

Kelemendi: Përdorimi i deklaratave nga Serbia, “orkestim i jashtëm me zëra të brendshëm”

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelemendi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se përdorimi i deklaratave nga Serbia për të sulmuar kryeministrin nuk është përplasje e brendshme…

Kelemendi: Përdorimi i deklaratave nga Serbia, “orkestim i jashtëm me zëra të brendshëm”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Taulant Kelemendi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se përdorimi i deklaratave nga Serbia për të sulmuar kryeministrin nuk është përplasje e brendshme politike, por “orkestim i jashtëm me zëra të brendshëm”.

Postimi në Facebook:
“KUR ambasadori i Serbisë, Ivan Trifunoviq përdor fjalët e Gazmend Muhaxherit për të goditur kryeministrin Kurti, kjo nuk është ballafaqim politik i brendshëm por orkestim i jashtëm me zëra të brendshëm.
Kjo tregon qartë se kush po i jep material Serbisë dhe kush po i shërben agjendës së saj, me vetëdije apo pa vetëdije.
Kosova nuk dëmtohet nga kritika por nga koordinimi me ata që historikisht kanë qenë kundër saj.
Lojërat po shpërfaqen…
Koha po i nxjerr emrat dhe rolet.”

Scroll To Top