Politikë

Haxhi Avdyli kritikon Kurtin: “Po kërkon president imagjinar apolitik dhe zgjedhje pa fund”

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. Përmes një statusi publik, Avdyli renditi presidentët e deritanishëm…

Haxhi Avdyli kritikon Kurtin: “Po kërkon president imagjinar apolitik dhe zgjedhje pa fund”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar ashpër ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Përmes një statusi publik, Avdyli renditi presidentët e deritanishëm të Kosovës, duke theksuar se shumica kanë qenë figura partiake ose rezultat i marrëveshjeve politike ndërpartiake.

“➡️ Ibrahim Rugova President partiak

➡️ Fatmir Sejdiu President partiak

➡️ Bexhet Pacolli poashtu

➡️ Atifete Jahjaga presidente me marrëveshje politike ndërpartiake

➡️ Hashim Thaçi president partiak

➡️ Vjosa Osmani Presidente partiake

➡️ Glauk Konjufca Propozim partiak”, shkroi ai.

Avdyli tha se Kurti po shmang marrëveshjet politike dhe po synon bllokadë institucionale nëse arrin 41 deputetë.

“Me elan për zgjedhje pas zgjedhjeve, dhe për jostabilitet ekstrem institucional në këtë vend, sonte Albin Kurti u zotua që po i arriti 41 deputetë, do vazhdojë bllokadën për ndonjë president lider nga shoqëria civile”, deklaroi Avdyli.

Sipas tij, nëse qytetarët ia lejojnë këtë qasje më 7 qershor, vendi mund të përballet me zgjedhje të pafundme dhe krizë të vazhdueshme politike.

“25 vite partitë kanë gjetur kompromis për zgjedhjen e presidentëve, edhe partiak. Sot e kemi situatën #MosLëshoPe për konstituim të institucioneve, veç pse po mundem…”, përfundoi ai.

Scroll To Top