Politikë

Haxhi Avdyli kritikon gjendjen e mjedisit në Kosovë: Depo mbeturinash gjithandej, lumenj të ndotur e rrugë të pamirëmbajtura

Haxhi Avdyli ka reaguar për gjendjen e mjedisit në Kosovë, duke thënë se vendi po përballet me ndotje të madhe dhe mungesë të kujdesit institucional. Ai ka theksuar se në…

Haxhi Avdyli kritikon gjendjen e mjedisit në Kosovë: Depo mbeturinash gjithandej, lumenj të ndotur e rrugë të pamirëmbajtura
Dëgjo artikullin 1 min

Haxhi Avdyli ka reaguar për gjendjen e mjedisit në Kosovë, duke thënë se vendi po përballet me ndotje të madhe dhe mungesë të kujdesit institucional.

Ai ka theksuar se në shumë zona ka depo mbeturinash, lumenj të ndotur dhe rrugë me gropa e të pamirëmbajtura, pavarësisht buxhetit prej miliarda eurosh.

“Mirëqenia nuk nënkupton vetëm paga e të ardhura, por edhe ajër të pastër, tokë të gjelbër dhe ujë të pijshëm”, ka shkruar Avdyli.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri që gjatë gjithë vitit të kujdeset për mbrojtjen e natyrës, pastrimin e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët. Ai ka bërë thirrje për angazhim të përbashkët që Kosova të bëhet më e pastër dhe më e jetueshme.

Scroll To Top