Gërvalla pyetet për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së – kjo është përgjigjja e saj
Gërvalla pyetet për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së – kjo është përgjigjja e saj Ministrja Donika Gërvalla ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar me rastin e…

Gërvalla pyetet për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së – kjo është përgjigjja e saj
Ministrja Donika Gërvalla ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të organizuar me rastin e trevjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo është pyetur nga gazetari i IndeksOnline për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gërvalla ka refuzuar të flasë për këtë çështje, duke thënë se sonte vëmendja duhet të jetë vetëm te nderimi i veprës dhe sakrificës së Afrim Bunjakut.
“Sot është trevjetori i vrasjes së Afrim Bunjakut. T’i lëmë temat e tjera për momente të tjera”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka shtuar se për vendimin e Speciales dhe temat e tjera do të ketë kohë të flasë në një moment tjetër.
“Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaft kohë për të folur”, ka qenë përgjigjja e saj.