Politikë

Është drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit. Në një prononcim…

Është drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm
Dëgjo artikullin 1 min
Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Në një prononcim për IndeksOnline, Haradinaj i ka cilësuar zhvillimet e fundit në Kuvend si një drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm, duke akuzuar për shkelje të Kushtetutës.

Është drejtim i gabuar, drejtim i rrezikshëm. E kanë shkelur Kushtetutën dhe nuk gëzon më asnjë ftesë, as respekt e as hapësirë për bashkëpunim. Ajo e ka shkelur Kushtetutën; po të kishte pak nder, do të kishte dhënë dorëheqje.

— Ramush Haradinaj, AAK

Burimi: IndeksOnline

Scroll To Top