Politikë

Disa matrapazë publikë e paskan filluar propagandën

Daut Haradinaj shpërthen: Protestonte për lirinë e flamingove, sot i gëzohet kafazit të çlirimtarëve në Hagë Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen ta dekurajojnë…

Disa matrapazë publikë e paskan filluar propagandën
Dëgjo artikullin 2 min

Daut Haradinaj shpërthen: Protestonte për lirinë e flamingove, sot i gëzohet kafazit të çlirimtarëve në Hagë

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen ta dekurajojnë revoltën qytetare pas dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Haradinaj ka folur për “hipokrizi”, duke goditur ata që dikur protestonin për lirinë e flamingove në Zvërnec, ndërsa sot, sipas tij, i gëzohen mbajtjes së çlirimtarëve në burgun e Hagës.

Ai ka akuzuar disa figura publike se kanë nisur një propagandë për relativizimin e revoltës qytetare, përmes kritikave ndaj mënyrës se si po shprehet pakënaqësia në Kosovë.

Sipas Haradinajt, synimi i kësaj fushate është dobësimi i besimit qytetar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Ai ka deklaruar se nuk ekziston më një rrugë e mesme: ose kundërshtohet vendimi me dinjitet, ose dënimit i gëzohen njësoj si Serbia.

**Postimi i plotë i Daut Haradinajt:**

Çfarë hipokrizie! Nga Kosova mbështeste e protestonte në Tiranë për lirinë e flamingove në Zvërnec, e sot i gëzohet kafazit të Çlirimtarëve në Hagë!

Disa matrapazë publikë e paskan filluar propagandën e dekurajimit të shprehjes së revoltës qytetare për dënimet e Hagës: “jo kështu, jo ashtu, jo foli ky, jo foli ai…” Me fillimin e kësaj lufte speciale për relativizim, po synojnë ta arrijnë dorëzimin qytetar në mbrojtje dhe besim se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Ky është i njëjti trend destruktiv në krijimin e narrativës që e ka gërryer Kosovën qe 20 vjet: e shkatërruan vendin, katundarë, të pashkollë, hajna, milionerë…

Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar.

Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe.

Marre për ju!

Scroll To Top