Politikë

Deputetët shqiptarë heshtin, deputeti nga minoriteti i gatshëm të nënshkruajë për seancën për UÇK-në

# Deputetët shqiptarë heshtin, deputeti nga minoriteti i gatshëm të nënshkruajë për seancën për UÇK-në Derisa nga deputetët shqiptarë ende nuk ka një iniciativë konkrete, deputeti i vetëm i Partisë…

Deputetët shqiptarë heshtin, deputeti nga minoriteti i gatshëm të nënshkruajë për seancën për UÇK-në
Dëgjo artikullin 2 min

# Deputetët shqiptarë heshtin, deputeti nga minoriteti i gatshëm të nënshkruajë për seancën për UÇK-në

Derisa nga deputetët shqiptarë ende nuk ka një iniciativë konkrete, deputeti i vetëm i Partisë Liberale Egjiptiane në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, është deklaruar i gatshëm ta japë nënshkrimin për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

Sipas Berishës, Kuvendi duhet të mblidhet për ta diskutuar situatën e krijuar pas vendimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ai ka kërkuar unifikim politik dhe institucional, duke theksuar se Kosova, në këtë moment të rëndë, ka nevojë për një qëndrim të përbashkët.

Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nevojiten së paku 40 nënshkrime të deputetëve. Berisha u ka bërë thirrje kolegëve të tij që ta mbështesin iniciativën, në mënyrë që Kuvendi ta diskutojë situatën dhe hapat e mëtejmë.

Sipas tij, pas debatit parlamentar mund të hartohet një rezolutë e përbashkët, përmes së cilës do të shprehej qëndrimi institucional dhe mbështetja për procesin e mëtejshëm gjyqësor, përfshirë kërkesën që Gjykata e Apelit ta rishqyrtojë vendimin e 16 shtatorit.

Berisha ka thënë se Kuvendi mund t’i shqyrtojë edhe veprimet e tjera kushtetuese dhe ligjore që janë brenda kompetencave të institucioneve të Kosovës.

“Unë jam i gatshëm ta jap nënshkrimin tim. Jo në emrin tim!”, ka shkruar Berisha.

Scroll To Top