Pa kategori

Daut Haradinaj: Mbiemri ynë nuk e bën askënd të paprekshëm

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se askush nuk mund ta përdorë mbiemrin Haradinaj për të krijuar përshtypjen e paprekshmërisë dhe paralajmëroi veprime ligjore ndaj atyre që, sipas tij, e…

Daut Haradinaj: Mbiemri ynë nuk e bën askënd të paprekshëm
Dëgjo artikullin 1 min

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se askush nuk mund ta përdorë mbiemrin Haradinaj për të krijuar përshtypjen e paprekshmërisë dhe paralajmëroi veprime ligjore ndaj atyre që, sipas tij, e përmendin pa fakte ose e përdorin për kërcënime.

Në një postim pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, ai kërkoi llogaridhënie institucionale, shkarkime dhe ndëshkime për përgjegjësit.

“Askush nuk mund ta përdorë mbiemrin Haradinaj për të krijuar përshtypjen se dikush është i paprekshëm”, shkroi ai, duke komentuar pretendimet për lidhje të të dyshuarit me persona të fuqishëm.

Haradinaj tha se rasti kërkon përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe veprime konkrete nga institucionet. Ai ngriti pyetje për trajtimin e shqetësimeve që, sipas tij, duhej të adresoheshin para vrasjes.

Duke iu referuar avokates që kishte përfaqësuar Zekajn, ai kërkoi sqarime për pretendimet e ngritura dhe reagim nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Haradinaj e cilësoi mosmbrojtjen e grave nga dhuna si dështim të rëndë të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top