Politikë

Dardan Gashi akuzon Kurtin për dështim në formimin e institucioneve

Dardan Gashi e kritikoi Albin Kurtin për bllokadën institucionale, duke e akuzuar për mungesë vullneti dhe paaftësi politike.

Dëgjo artikullin 1 min
Dardan Gashi gjatë një konference për çështje mjedisore në Prishtinë
Foto: OSCE/Hasan Sopa

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën si po trajtohet bllokada institucionale në Kosovë.

Gashi tha se, sipas vlerësimit të tij, problemi nuk lidhet me mungesën e mundësive për marrëveshje politike, por me mungesën e vullnetit të Kurtit për ta arritur atë.

Ai përmendi votat e deputetëve të AAK-së, duke pretenduar se ato kanë qenë të disponueshme me kushte politike dhe jo në këmbim të emrave të caktuar.

Gashi e akuzoi Kurtin se po e zvarrit procesin edhe pas disa cikleve zgjedhore dhe tha se fitorja në zgjedhje nuk mjafton nëse nuk formohen Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera.

Sipas tij, pamundësia për të ndërtuar institucionet pas tri proceseve zgjedhore dëshmon paaftësi politike dhe po e dëmton qytetarin.

Scroll To Top