Politikë

Britania ndan aktgjykimin e Hagës nga çështja e shtetësisë

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, ka bërë një dallim në reagimin për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara: sipas tij, ai lidhet me individë dhe nuk përbën gjykim…

Britania ndan aktgjykimin e Hagës nga çështja e shtetësisë
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, ka bërë një dallim në reagimin për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara: sipas tij, ai lidhet me individë dhe nuk përbën gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.

Në qëndrimin e përcjellë nga Ambasada Britanike në Prishtinë, Wood tha se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e gjykatës dhe procesin gjyqësor. Ai e lidhi këtë qëndrim me përkushtimin britanik ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Ministri kërkoi që gjetjet e gjykatës të mos shfrytëzohen për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në rajon. Udhëheqësve politikë dhe figurave publike u bëri thirrje të nxisin qetësinë, të mbështesin reagime paqësore dhe t’i japin përparësi sigurisë së njerëzve.

Ambasada tha se bashkëpunimi me partnerët rajonalë do të vazhdojë në mbështetje të paqes dhe drejtësisë, si dhe të një të ardhmeje të sigurt për të gjitha komunitetet.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top